Fluks kalimesh në pikat kufitare Kakavijë dhe Kapshticë

schedule12:08 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 12:08 - 24 Dhjetor, 2019

Fluks kalimesh në kufi dhe si të mos mjaftonte kjo autobusët duhet të kalojnë në skaner dhe puna është e organizuar në mënyrë të tillë që orët e pritjes shtohen.

Burime nga kjo pikë kufitare bëjnë me dije se në 48 orë kanë hyrë në vendin tonë 14500 shtetas shqiptarë dhe 2500 të huaj si dhe 5600 automjete, ndërsa kanë lënë vendin tonë 6400 shtetas shqiptarë dhe 1900 te huaj

“Tani është shumë dobët, ka humbur puna e festave”.

Por një pjesë e emigrantëve kthehen në atdhe për festat e fundvitit.

“Vijmë nga Selaniku”, shprehet një tjetër qytetar.

Në 24 orët e fundit kanë dalë nga pika kufitare e kapshticës më shumë se 5 mijë qytetarë, ndërsa kanë hyrë 2 mijë. Pala shqiptare punon me 5 sportele, ndërsa ne anen  greke te kufirit jane ne funksion 4 sportele./abcnews.al