Qytetarët janë përballur sërish me kaos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në disa pamje të publikuara nga mediat në Kosovë shihet se numri i qytetarëve në hapësirat e aeroportit është i madh.
Udhëtarët janë përballur me pritje edhe gjatë ditëve të fundit, kur numri i qytetarëve që do të dalin nga Kosova për në vendet perendimore është rritur.
Kujtojmë se javën e kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ndodhi edhe një incident, ku u sulmua punonjësi i aeroportit.
Dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes thanë se kaosi po krijohet pasi oraret e fluturimeve janë afër njëra-tjetrës.