Gripi sezonal ka prekur edhe fëmijët, kategoria më e ndjeshme, ku deri më tani ka një rritje të numrit të rasteve dhe fluks në urgjencën e Pediatrisë.
Gazetarja Xhoana Çallaku, në lidhje direkt nga Pediatria e QSUT, raportoi se rreth 300 të mitur paraqiten në urgjencë. Shumica e simptomave prezente janë me temperaturë deri në 40 gradë, kollë apo dhimbje koke.
“Rreth 300 të mitur paraqiten në 24 orë në urgjencën e pediatrisë në QSUT, nga këto jo të gjithë kanë nevojë për shtrim e mjekim më të specializuar. Për situatën e gripit, fëmijët paraqiten kryesisht me temperaturë deri në 40, kollë për disa ditë apo dhimbje të lehtë koke. Mjekët nuk apelojnë për situatë alarmante, por sipas tyre nuk duhen neglizhuar simptomat. Përveç ushqyerjes së shëndetshme, duhen marrë dhe suplemente. “
/ abcnews.al


