Fluks automjetesh në Morinë, qytetarët e Kosovës dhe Serbisë zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar

schedule10:12 - 17 Korrik, 2021

schedule 10:12 - 17 Korrik, 2021

Mijëra automjete e qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar edhe këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në pikën kufitare në Morinë.

Ky fluks i lartë vjen si rrjedhoje e kushteve  dhe çmimeve të favorshme që ka bregdeti shqiptar që sipas pushuesve nga Kosova çdo vit ka përmirësime.

Por kërkesa për heqjen e kufirit mbetet e njëjtë edhe pse gjatë sezonit pritjet nuk janë të gjata .

Gjithashtu në Morinë aktualisht po punohet me tetë sportele dhe me procedure të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe fluksin.

Vetëm në orët e para të kësaj të shtune kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës më shumë se 10 mijë qytetarë nga Kosova.

Po ashtu fluks të lartë mjetesh dhe qytetarësh ka pasur edhe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa e veçanta e këtij sezoni sipas policisë kufitare të  Morinit është numri i lartë i qytetarëve nga Serbia të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin shqiptar.

Ato janë shprehur se një prej arsyeve që të huajt kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri janë masat lehtësuese dhe mos kërkesa për testet pcr të koronavirusit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!