Flota ruse në Detin e Zi zmbrapsi një sulm me dron në portin e Krimesë të Sevastopolit në orët e para të mëngjesit të së hënës, tha guvernatori i qytetit përmes një postimi në rrjetet sociale.
BREAKING: Ukrainian drone attack reported against Russia’s black sea fleet in Sevastopol. Governor says that the “fleet is now repelling the attack of surface drones. All services of the city are on alert” – TASS pic.twitter.com/T4hZl9ikPy
— Faytuks News Δ (@Faytuks) April 24, 2023
“Sipas informacioneve të fundit, një dron u shkatërrua, i dyti shpërtheu vetë. Tani qyteti është i qetë,” shkroi guvernatori Mikhail Razvozhaev.
Deri më tani nuk raportohet për dëme. Transporti ishte pezulluar në qytetin port të Detit të Zi, për shkak të sulmeve me dron ose stuhive. Sevastopol, së bashku me pjesën tjetër të gadishullit të Krimesë, u aneksua nga Rusia në vitin 2014, por njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës.
Ende nuk ka asnjë reagim nga Ukraina. Kiev nuk e ka marrë kurrë përgjegjësinë publikisht për sulmet brenda Rusisë dhe në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë.
/abcnews.al