Florida shënon 9.300 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

schedule18:37 - 26 Korrik, 2020

schedule 18:37 - 26 Korrik, 2020

Florida ka regjistruar 9.300 raste të reja në 24 orët e fundit. Me rastet e shënuara në javët e fundit Florida regjistron në total 425.855 raste me koronavirus.

Florida ka kaluar në këtë mënyrë edhe New York duke u bërë vendi me numrin më të lartë të rasteve të reja.

Por New York, i cili u konsiderua epiqendra e pandemisë, shënon numrin më të lartë të viktimave, në më shumë 32,000 vdekje të regjistruara.

Ndërkohë guvernatori i Floridas Ron DeSantis është shprehur se shkollat do të rihapen në gusht ashtu siç është vendosur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!