Florida miraton ndalimin e abortit pas javës së gjashtë

schedule09:42 - 14 Prill, 2023

schedule 09:42 - 14 Prill, 2023

Dhoma e Përfaqësuesve të Floridës, e udhëhequr nga republikanët, miratoi ndalimin e abortit pas javës së gjashtë. 70 ligjvënës të shtetit votuan në favor dhe 40 kundër kufizimeve.

Projektligji u miratua në Senatin e shtetit me një votim 26-13 më 3 prill. Projekt-ligji, i cili bën përjashtime për abortet në rastet e përdhunimit, incestit dhe kur jeta ose shëndeti i nënës janë në rrezik pritet të nënshkruhet te guvernatori Ron DeSantis.

DeSantis, i cili pritet të kandidojë për president për zgjedhjet e vitit 2024, ka thënë se mbështet kufizimin e abortit në shtetit e Floridës pas javës së gjashtë të shtatzënisë. Florida aktualisht lejon abortet deri në 15 javë.

Mbështetja e kufizimeve më të thella mund të paraqesë rrezik politikisht për DeSantis nëse ai fiton emërimin si kandidat i Partisë Republikane.

Megjithëse rreth 13 shtete në SHBA kanë ndaluar abortin në javën e gjashtë dhe më herët, sondazhet kanë treguar vazhdimisht se shumica e amerikanëve mbështesin abortin e ligjshëm në shumicën e rasteve.

Një sondazh i Reuters/Ipsos të mërkurën arriti në përfundimin se 43% e republikanëve thanë se kishin më pak gjasa të votonin për një politikan që mbështet kufizimin e qasjes ndaj abortit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!