Floriana Garo ka bërë sot daljen e parë publike pas angazhimit të saj pranë Partisë Demokratike. Ish-moderatorja ka marrë postin e zëdhënëses së fushatës në PD.
Nga selia blu përmes një konference për shtyp Garo tha se Rama dështoi në tetë vite.
Sipas Garos, Lulzim Basha mund ta bëjë ndryshim. Ajo shtoi se lista e PD ёshtё lista e ndryshimit, shpresës dhe e njerёzve që erdhёn të punojnë.
Deklarata e plotë:
Pas 8 vitesh dështim, pas 8 vitesh ngecje tё Shqipёrisё me Ramёn,
Të gjithë Shqiptarët e dinё tashmë.
Nuk ka rёndёsi kush ёshtë nё listën e Edi Ramёs dhe kush është nën të. Ajo qё ka rëndёsi është se Rama është problemi i Shqipёrisёdhe pa largimin e tij – nuk mund të ketë ndryshim.
Atё qё nuk e bёri pёr 8 vite nuk do ta bëj as nëse merr dhe 4 vite tё tjera.
Kur vende tё ngjashme me ne, patёn sukses, Shqipёria dështoi sepse kishte ngecur me Edi Ramën. Është koha për një ndryshim.
Vendi ynё ka nevojё për ndryshim,
Tё gjithё ju e dini kёtё gjё.
Shqipёria mund tё bёhet shumё mё mirё.
Lulzim Basha mund ta bёj kёtё ndryshim.
Lulzim Basha do tё punojё ditё e natё pёr ju.
Tё ndryshojё Shqipёrinё.
Tё ndryshojё jetёt tuaja.
Lista e PD ёshtё lista e ndryshimit. E shpresёs. E njerёzve qё erdhёn tё punojnё pёr ju.
Rama mund dhe do tё na godasё ditё e natё, ai ёshtё nё panik. Kushdo e sheh kёtё.
Kur nuk ke çfarё ti ofrosh publikut shqiptar, kjo ёshtё ajo qё mund tё bёsh.
Ne do tё sjellim ndryshimin pёr Shqipёrinё: shpresё tё re pёr tё gjithё dhe plane pune serioze pёr çdo fushё ku Rama ka dёshtuar pёr 8 vite me rradhё. – ekonomi, shёndetёsi, emigracioni, infrastruktura.
Sёbashku ne do tё sjellim ndryshimin dhe Shqipёria do tё fitojё!
g.v/abcnews.al