Florian Mima: Nuk është momenti i duhur, amnistia përkeqëson procesin e integrimit në BE

schedule18:48 - 21 Prill, 2020

schedule 18:48 - 21 Prill, 2020

Ish-ministri i Financave, Florian Mima në një intervistë për Abc News ka komentuar vendimin më të fundit të amnistisë fiskale që sipas tij nuk është i duhuri në këtë kohë.

Mima në intervistën e tij me gazetarin Endri Xhafo është shprehur se në këtë kohë që jemi një amnisti e tillë nuk do të kishte asnjë kuptim, pasi pjesë e saj mund të bëhen vetëm emigrantët të cilët punojnë me periudha jashtë vendit dhe që janë rezident në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër e emigrantëve nuk përfshihen.

“Kryesisht synohen emigrantët që punojnë në territoret e huaja. Ato i ndajmë në emigrantë të rregullt të cilët kanë një bazë që mund të tregojnë origjinën e të ardhurave këto nuk janë target i kësaj amnistie prej tre fjalish të thëna nga kryeministri, por duhet të shikojmë vetëm në formën e shkruar. Ndërkohë që kemi grupin e dytë të shqiptarëve pa dokumenta që gjithashtu ndahen në dy grupe që nuk kanë letra por janë rezidencë , por qëndrojnë më shumë se 183 ditë në Greqi, Itali apo vende të tjera dhe detyrohen që të jenë rezidenc atje dhe i bie që dhe ky grup nuk është targët, dhe ajo që ngelet janë emigrantët pa letra por që janë rezidentë në Shqipëri. Si mendoni ju se një emigrant që punon një deri në 2 muaj mendoni se ka miliona për të sjellë kjo është e pamundur”, është shprehur Mima.  

Ndër të tjera ish ministri Mima ka deklaruar se një vendim i tillë dhe pse akoma nuk është i shkruar për të parë me detaje planin se si është menduar të zbatohet krijon një përkeqësim në procesin e integrimit në BE.

 “Amnistia vetëm e përkeqëson procesin e integrimit në BE dhe rankimin si shtet i monitoruar, pasi një nga kushtet e BE-së është lufta ndaj pastrimit të parave të pista dhe kjo tamam çon ujë në mullirin e mosnisjes së negociatave. Kjo rrugë e përkeqëson një gjë të tillë. Unë çuditëm nga kurajo e zotit Rama për ta lançuar këtë nismë pas një muaji në bisedime me FMN ai tha se do të stopohet nisma. Në pikën 10 ato theksojnë se e përgëzojnë qeverinë shqiptare që ka stopuar jo vetëm amnistinë por edhe projektin e korporatës shtetërore të investimeve. Jam në raportin e FMN dhe fakti që del papritur kjo nismë më bën të dyshoj se këtu janë dy qëllimesh. Ëhstë një shashkë që hidhet në opinionin publik, për të heq vëmendjen nga administrimi skandaloz i të gjithë situatës dhe e dyta mund të jetë një këmnëngulje e organizatave kriminale që kanë një raport të afërt me qeverinë aktuale”, është shrehur ish ministri.

Pjesë nga intervista:

Historia e amnistive fiskale nuk është e re pasi dhe ju në 2011 keni bërë një amnisti fiskale. Por pritshmëritë duket se nuk ishin ato të pritshmërive. Përse Edi Rama mos të ketë të drejtën për të bërë një hap të tillë siç bërë dhe ju në 2011

Ligji i 2011 kishte dy komponentë fiskal dhe penal. Në komponentin penal i duheshin dhe votat e opozitës së kohës që u tërhoq dhe nuk pranoi dhe nga një ligj kompleks u modifikua dhe u kthye në një ligj për falje fiskale që prodhoi rezultatet e tij dhe pse jo ato që prisnim.

Tashmë kryeministri i ka votat në parlament dhe pse të mos mendojme se kjo amnisti mund të ketë sukses?

Kjo që po bëjmë nuk është një analizë e theklluar pasi gjyqi i kësaj nisme do të bëhet kur ta shikojmë të shkruar atë. Sa herë që bëhen amnisti është që një lider të ngrejë konsenssusin me të gjithë grupet dhe me opozitën dhe kjo e bën të pacënueshme amnistinë.

Me të gjithë përpjekjet e ish kryeministrit Berisha nuk u arrit një gjë të tillë, mos ndoshta sepse qeveria ka interes nga amnistia pasi sa më shumë para të sjellë aq më shumë do tu vjelë të ardhura këtyre të ardhurave, nëse është kështu, atëherë  që është në shtëpi ska para dhe pret pagën e luftës një mundësi e tillë tregon se kjo nuk i mundëson shtetit pastrimin e parave të pista por që të gjejë një mundësi për të rigjeneruar paratë në buxhetin e shtetit.

Në botë ka manuale që tregojnë të mirat dhe të këqijat e kësaj amnistie.Përshembull nëse kemi një dentist që nuk ka paguar të ardhura në shtet në krahasim me atë që ka qenë i regjistruar dhe ka qenë i rregullt në pagesa. Ajo që mund të bëjë shteti në një amnisti dhe ne këtë bëmë në 2011 falja e gjobave për tatimet e papaguara duke ju referuar dhe kohës në atë momente. Por ne nuk duhet të ndërshkojmë masën e tatimpaguesve të ndershëm. Moralisht të dy janë në të njëjtin pozicion pasi dhe i ndershmi nuk dekurajohet, pasi ne nuk do të kemi mundësi që të shkojmë dhe ti kërkojmë pagesa,në një kohë që thotë se ai tjetri shpëtoi, ndaj i thuhet se unë do të fal gjobën por principalin e fitimit do ma japësh patjetër./abcnews.al