Florian Marku? Boksieri Hysa: Ai nuk është kampion as në Shqipëri, as në Angli!

schedule18:20 - 3 Tetor, 2022

schedule 18:20 - 3 Tetor, 2022

Nelson Hysa, boksieri nga Shkodra, ishte i ftuar në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin për të folur mbi karrierën e tij por dhe situatën e boksit në vend. Teksa bisedonte me Ermalin mbi kampionët e Shqipërisë në boks, Nelson Hysa dhe këtë mendim mbi Florian Markun:

“Nuk di çfarë të të them. Çfarë kampioni? Mua nuk më pëlqen të flas për sukseset e askujt. E kanë trumbetuar edhe në media. Mund të jetë shumë sportist i mirë, i uroj gjithë të mirat. Nuk e njoh personalisht. Por kampion bote Shqipëria nuk ka. Nuk e ka as afër atë kampion bote. Kështu që atij djali i uroj vetëm suksese, inshalla bëhet kampion bote. Në atë peshë, janë sportist shumë të mirë që bëhen kampion bote.”

Teksa shprehu se nuk e njeh sportistin Marku dhe nuk ka asnjë kontakt me të, aq më pak xhelozi, Hysa shtoi: “Ai nuk është kampion Shqipërie në asnjë federatë. As në Angli ku bën boks, as në Shqipëri. Të dali njëherë në Shqipëri, t’i marri me radhë. Të dali kampion i Ballkanit, pastaj në Europë. Vetë jam i treti në Evropë.”

Por emrin i Nelsonit është lakuar edhe për shkak të disa ngjarjeve kriminale, një atentat i ndodhur vite më parë ku Hysa ishte protagonist. Çfarë tha Hysa mbi këtë situatë? “U desh të ishim shumë sportista në një ngjarje që të bëhej mediatike. Shumë shpejt morëm pafajësinë, jam i pastër se ndryshe nuk do kisha ardhur këtu.” /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!