Florian Kamberi zbarkon në Zvicër me leje, e pret krahëhapur ekipi i ri

schedule11:59 - 24 Korrik, 2020

schedule 11:59 - 24 Korrik, 2020

Florian Kamberi praktikisht nuk do të jetë pjesë e Hibernian sezonin e ardhshëm. Sulmuesi ka edhe një vit kontratë me skocezët, ndërkohë që Rangers nuk ka shfaqur interes për ta.

Gjiganti skocez e huazoi Kamberin në fillim të muajit shkurt, por synon afrimin e një tjetër sulmuesi dhe futbollisti shqiptar duhet të shohë për opsione të tjera.

Hibernian së fundmi i ka dhënë leje sulmuesit të fluturojë drejt Zvicrës, ku ai ka familjen e tij. Kjo periudhë do t’i shërbejë atij për të menduar për të ardhmen e tij dhe një ofertë e ka nga St Gallen, ekip që renditet në vendin e dytë në kampionatin zviceran.

Për kartonin e tij normalisht duhet paguar dhe Hibernian është klubi që e vendos çmimin. Në Zvicër Kamberi ka luajtur edhe më parë me Grasshopper dhe një rikthim aty po merret në konsideratë nga sulmuesi, i cili kërkon të luajë rregullisht dhe të ketë mundësinë edhe të ftohet nga trajneri Reja në kombëtare. /abcnews.al