Urban Band janë grupi më i ri në tregun muzikor shqiptar, të cilët u vlerësuan në festivalin “Kënga Magjike” me çmimin “New Artist”. Ky vlerësim i tyre ndezi shumë debat në rrjet mes artistëve, sa që producenti Flori Mumajesi u shpreh se duhet ta fitonte Kras.
Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, djemtë e Urban Band thanë se pavarësisht kësaj do ta pranonin një bashkëpunim me Florin.
Disa nga komentet e djemve në studio: “Juria ka qenë mëse e vërtete për çmimet që ka dhënë. Te kjo pjesa e ka pas me ne apo jo, nuk e dinim. Ne sollëm në Festival një kënëgë që kishte ritëm”.
Statuset që dolën kundër jurisë nuk e kishin vetëm për artistët e rinj mes Urban Band dhe Kras, por e ka pas edhe me artistët që morën zero pikë”.
“Me gjithë qejf do e bënim një bashkëpunim me Florin. Nuk kemi pse bëjmë ne armiqësi të kota. Ne jemi artistë të rinj, kemi karrierën përpara”.
https://www.youtube.com/watch?v=qH7Tc7Stz6c
Më tej, të pyetur nga moderatori Alban Musa, lidhur me pikët dhe vlerësimin në “Kënga Magjike”, ata e kanë konsideruar një pazar, që nuk kanë pranuar të bëhen pjesë. Sakaq, këngëtarët kanë treguar se po përgatiten të marrin pjesë në Festivalin e RTSH në fundvit.
“Erdhën për të na kërkuar pikë, për të bërë pazar. Po të kishim bërë pazar do ishim ngritur cik më shumë se 20 finalistët vlerësoheshin me pagesë.
Do fokusohemi te live këtë verë. Kemi 2-3 bulza dhe njërën do ta çojmë te festivali i RTSH. Do të konkurojmë atje”./abcnews.al