Flori nuk foli për shëndetin mendor të Fifit. Gjordeni: U bë shpëlarje truri

schedule19:07 - 30 Nëntor, 2021

schedule 19:07 - 30 Nëntor, 2021

Problemet e shëndetit mendor në rrethin social shqiptar, por edhe në formate të caktuara televizive ishte fokusi i bisedës sot në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi. Sara Gjordeni gjatë bisedës theksoi se ka reaguar ndaj fenomenit Fifi sepse askush nuk u mor me problemin e saj kryesor, por e kamufluan me vlerat e saj artistike.

“Sa i përket rastit që unë reagova ishte rasti i këngëtares Fifi. Gjykova Florin sepse në vend që merrej me problemin që Filloreta vetë e adresoj në Big Brother e cila tha kam nevojë të dal sepse kam nevojë të merrem me shëndetin tim mendor. Flori mbuloi pjesën artistike të Fifit, nuk foli asnjë fjalë për shëndetin e saj mendor dhe i gjithë publiku u shpla nga trutë dhe u përqendrua sërish në vlerat artistike të Fifit, duke harruar problemin kryesor”.

Ajo ndër të tjera theksoi se është shumë e lumtur për fenomenin Fifi që ndodhi sepse është një tregues i qartë dhe thyes i stigmës që personazhet publike janë perfekt. E pranishme në studio ishte edhe psikologia Alma Hasalami e cila nënvizoi se falë asaj që ndodhi me Fifin tregoi se ende shoqëria jone e zgjidh problemet me mentalitetin e të fortit.

“Falë Fifit në kuptuan që i zgjidhim gjërat me dru. Kemi mentalitetin e xhunglës e të fortit”, tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!