Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Florenc Doka, kandidat për Cerrikun/ Zgjedhjet e pjesshme, PS zyrtarizon kandidatin

schedule18:30 - 7 Tetor, 2025

schedule 18:30 - 7 Tetor, 2025

CERRIK- Partia Socialiste ka zyrtarizuar emrin e kandidatit të saj për Bashkinë e Cerrikut.

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Arbjan Mazniku, tha se Florenc Doka do të garojë nën siglën e Partisë Socialiste, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.

Miratimi i emrit të tij u bë në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Socialiste.

Më zyrtarizmin e këtyre emrave në seli, PS, do të nisë edhe fushatën për këtë bashki. Ndërsa Tirana është disa hapa para.

Pak ditë më parë Rama propozoi takime të vogla me qytetarët ndërsa ka kërkuar angazhim në kryeqytet për një diferencë më të thellë votash se në 11 maj.

Në 11 maj diferenca e votave mes PS dhe PD ishte 57 mijë, ndërsa në vendoret e 2023, 59 mijë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!