Flora Xhemani Baba eksperte e turizmit është shprehur se situata e pandemisë ka ndikuar shumë në ecurinë e turizmit që tashmë ëhstë në vështirësi të mëdha. Në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se turizmi është sektori i parë në ekonomi që ka pësuar goditje nga koronavirusi dhe i fundit që do të dalë nga kjo situatë.
Qeveria tashmë duhet të japë një datë parashikimi se kur mund të hapet sezoni turistik, pais është e rëndësishme parapërgatitja për pritjen e turistëve.
“Jemi në një fazë që nuk duhet të diskutohet se çfarë duhet të bëhet por jemi në atë pikë emergjente që Shqipëria duhet të hapet është parë deri më sot se qeveria nuk e ka me shumë qef që të zgjidhë qesen dhe pavarësisht se edhe një ditë para se të mbyllet i kam qarë hallin turizmit pasi ishte i pari që e pësoi dhe është i fundit që do ta marrë veten. Turizmi është biznes luksi dhe nuk është luks për ato që e shijojnë por për ato që e ofrojnë. Është e rëndësishme që për mbarëvajtjen e turizmit tashmë duhet të ishte një datë se kur do të hapet, në mënyrë që dhe hotelet apo përfaqësuesit e tjerë turistik të bëhen gati“, është shprehur ajo.
“Shqiptarët jo vetëm që do të rrinë në shtëpi, por ndoshta nuk do të ketë mundësi tës shkojë me pushime. Është absurde fakti sesi nuk lejojnë që një familje të udhëtojë me një makinë, por kërkon që të kalosh nga një qytet në tjetrin me taksi. Populli shqiptar është i çuditshëm, pasi edhe pse thotë se nuk kanë marketet i shikon në radhë dhe pritet që gjatë sezonit turistik të nisen me pushime me bukë me vete. Sezon do të ketë dhe pse nuk do të ketë atë përfitim që ne kemi pas një vit më parë dhe vitet e fundit. E vetmja gjë optimiste është se e disa nga agjensitë partnere nuk i kanë anuluar kontratat. Tashmë po lobojnë me qeveritë e tyre po ashtu edhe Polonia, Çekia dhe gjithë vendet nordike që të lejohen avionet Charter dhe pse sipas kontrolleve mjekësore sipas protokolleve”, tha Flora Xhemani Baba./abcnews.al