Gazetari Flogert Muça u shpreh se protestat e Berishës nuk kanë më asnjë vlerë. Gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, ai u shpreh se kreu i PD Sali Berisha ka nisur protestat e tij sapo pa që kryeministri Edi Rama nisi lëvizjet e tij dhe takimet me ndërkombëtarët.
Gjithashtu sipas gazetarit Muça qëllimi i Berishës është që ndërkombëtarët të ulen me të.
“Deri në momentin që doktorit i dukej sikur Rama ishte i izoluar doktori nuk protestonte. Kur Rama nisi takimet ndërkombëtare nisë protesta. Por doktori kërkon që ata të ulen me të…Gjithçka varet ku derdh fitimet. Doktori po kërkon nga ndërkombëtarët që të ulen me të, ai po kërkon që dikush t’i thotë, mos e destabilizon këtë vend dhe hajde ulemi bëjmë marrëveshje”, tha ai.
Nga ana e tij analisti Marin Leka, tha se protestat e Berishës nuk të çojnë më askund.
“Ka 13 vite problemi i kilometrit të fundit është se nuk ka asnjë shteg ku të çon. Me këtë organizim dhe qasje nuk mund të bëjë më tepër se sa kaq. Fakti që kemi më pak protestues, tregon se është thjesht harxhim kohe dhe njerëzit do trajtoheshin më mirë me situatën nëse beteja bëhet në institucione. Berisha 3 sekonda para molotovëve bënte thirrje për rrëzimin e Ramës në mënyrë paqësore. Kjo tregon se ndryshe flet dhe ndryshe vepron”, tha Leka. /abcnews.al/


