“Flitet për vrasje të bujshme”, Karamuço: Rasti i Ervis Martinajt mund të zbardhet përmes Matrix

schedule20:26 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 20:26 - 4 Dhjetor, 2024

Zhvillimet e fundit kanë zbuluar detaje të reja për aplikacionin Matrix I përdorur gjerësisht nga grupet kriminale ndërkombëtare në 33 gjuhë të botës. Mes tyre është konfirmuar gjuha shqipe si një prej gjuhëve të përdorua nga bandat kriminale.

Gazetari Ervin Leka zbuloi detaje të reja lidhur me këtë aplikacion. Sipas tij, pagesa bëhej përmes kriptomonedhave dhe aparate si google pixel e kanë të instaluar këtë aplikacion.

“Kryesisht shpërndarja fillestare është bërë përmes google pixel që e kanë të instaluar brenda. Ka qenë ndër më të kërkuarit në Shqipëri dhe çmimi I tyre u rrit ndjeshëm. Një detaj tjetër për hetimet nga Europol ose shtetet e tjera, pagesat kryesisht kryeheshin në kriptomonedha psh bitcoin. Aplikacioni nuk është i ri ,por ka marrë një përdorim më të gjerë vitet e fundit.”

Sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuco, përdorimi I këtij aplikacionit përkon me shumë vrasje të bujshme të ndodhura në Shqipëri. EkspErti përmendi se rasti i Ervis Martinajt mund të zbardhet nëse hetohen komunikimet në Matrix.

“Një tjetër dhuratë e madhe krah Sky dhe Encro, flasim këtu që Matrix filloi diku nga fundi pa u zbuluar akoma Sky dhe Encro. Matrix përdorej më shumë për gjëra konkrete për shkak të sigurisë më të madhe. Kë do të vrasim, ku do e vrasim etj. Matrix është në nivelin ekzekutor. Pas 2021 mendoj që Spak do të ketë një punë të madhe ku do të hapet një kuti pandore me një sërë cështjesh vrasje, rrëmbime, gjymtime. Rasti Martinaj është një prej rasteve që mund të zbulohet përmes Matrix nëse është përdorur. Fillimi I përdorimit të Matrix përkon me vrasjen e Martinajt, atentatet dhe në rast se kanë pasur në posedim Matrix do zbulohen shumë ngjarje të rënda. E kam ditur me kohë që Matrix ka qenë pjesë e këtyre komunikimeve në pastrim parash dhe akte kriminale.” / abcnews.al