Nesër në orën 21:00, luhet finalja e Superkupës së Europës mes Bayern Munchen dhe Sevillas. Bavarezët vijnë në këtë sfidë si kampionët e Europës, pasi fituan Champions League, ndërsa Sevilla fitoi Europa League.
Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, iu ka thurur elozhe rivalëve para sfidës, duke i konsideruar një ekip shumë i fortë dhe që me meritë e fitoi trofeun e UEFA Europa League. “Sevilla e meritoi fitoren në finalen e Europa League.
Janë një skuadër shumë e fortë dhe shumë e pjekur, si dhe e vendosur mirë taktikisht në fushë. Parashikoj një sfidë shumë të fortë, me intesitet dhe dinamizëm. Do të jetë një sfidë shumë e bukur për t’u ndjekur”, u shpreh Flick./abcnews.al
?️Hansi #Flick über den Gegner: "Sevilla hat in der Europa League verdient das Finale gewonnen. Es ist eine sehr reife Mannschaft, die taktisch sehr gut geschult ist. Ich erwarte ein tolles Spiel, mit sehr viel Dynamik und Intensität – ein wirkliches Topspiel." #Supercup pic.twitter.com/TOzQYNRBLi
— FC Bayern München (@FCBayern) September 23, 2020