Flick me mesazh drejtuesve të Bayern, kërkon rinovimin e mbrojtësit!

schedule22:37 - 5 Korrik, 2020

schedule 22:37 - 5 Korrik, 2020

Ditët e fundit po flitet shumë për të ardhmen e mbrojtësi të Bayern Munchen, David Alaban. Ylli i kombëtares austriake ende nuk ka arritur një marëveshje me drejtuesit bavarezët për rinovimin, ku ekipe si PSG, Barcelona, Chelsea apo dhe Manchester City janë të interesuar për shërbimet e tij.

Pas fitores së Kupës së Gjermanisë ditën e djeshme kundër Bayern Leverkusen, ka qenë Hansi Flick ai që i ka dhënë një sinjal drejtuesve për kontratën e Alabës. “Do të provoj me çka mundem për të mbajtur në ekip një lojtar si Alaba. David është kthyer në një lojtar të klasit botëror këtu. Ai është një kampion si brenda dhe jashtë fushe”, deklaroi tekniku i Bayernit.

”Ai e di shumë mirë se gëzon të gjithë respektin e klubit. Do të ishte diçka shumë e bukur që Alaba ta përfundonte karrierën e tij me ne”, mbyll Flick. Tekniku bavarez e pranon se do të ishte shumë e vështirë për ta mbajtur 28-vjeçarin në ekip në rast se vjen një ofertë nga Liverpool, por gjithçka do të mësohet në ditët në vijim. /abcnews.al