Flick jep aprovimin, ish-trajneri i Bayern Munich pranon të drejtojë Barcelonën

schedule10:51 - 23 Maj, 2024

schedule 10:51 - 23 Maj, 2024

Hansi Flick do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës. Siç raportohet nga shtypi spanjoll, klubi Blaugrana ka marrë po-në e ish-trajnerit të Bayern Munichut gjatë udhëtimit të djeshëm të rrufeshëm në Londër, ku drejtori sportiv Deco dhe anëtari i Komisionit Sportiv Bojan Krkic takuan Flick. Në këtë takim ka qenë edhe agjenti i trajnerit, Pini Zahavi. Pavarësisht mohimeve të të gjitha palëve të përfshira, tashmë do të kishte një parim marrëveshjeje për dy sezonet e ardhshme.

Natyrisht, klubi Blaugrana duhet së pari të zgjidhë situatën kontraktuale të Xavi Hernandez dhe pjesës tjetër të stafit të tij. Askush, pak ditë para përfundimit të sezonit dhe kampionatit spanjoll, ende nuk i ka komunikuar zyrtarisht trajnerit synimin e tyre për ndarje. Njoftimi zyrtar, sipas të gjitha gjasave, do të jetë pas ndeshjes së së dielës ndaj Sevillas.

Të hënën ose të martën është planifikuar një mbledhje me Komisionin e Sporteve ku Xavi do t’i sqarohen arsyet e përjashtimit. Vendimi do të duhet të miratohet nga Bordi Drejtues të enjten, edhe pse në parim nuk priten surpriza, shumica e drejtuesve pranojnë të “heqin qafe” Xavi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!