Sali Berisha do të paraqitet të premten në SPAK për “21 janarin”, ku mbetën të vrarë 4 persona në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kohën ku Berisha mbante postin e kryeministrit. Avokati Arbër Hoxha, në ‘News Line’ në ABC News tha se me fletëthirrjen mori fund saga Berisha 2.
Hoxha shtoi se “21 Janari” është një krim shtetëror, ku shtoi se Berisha është përgjegjësi kryesor i këtij krimi shtetëror. Nga ana tjetër avokati tha se Basha nëse bashkëpunon me drejtësinë do të jetë çelësi që do të zbardhë të vërtetën.
“Sot ka mbaruar saga Berisha 2. Është një procedim procedural që duhet të ishte kryer më herët. Herën e kaluar kur ishte prezent mund t’i kishin lënë fletëthirrjen. Besoj se Berisha do të jetë një version që ka dijeni për faktet dhe veprat penale. Besoj që Prokuroria e Posaçme do të zbardhë vrasjen e një prej viktimave që ka humbur jetën në dyert e kryeministrisë. Kemi të bëjmë me një krim shtetëror.
Dijenia ime është publike, Basha është shtuar që të japë shpjegime, edhe Berisha. Çelësi i suksesi të kësaj vrarjeje të pazbuluar do të jetë Lulzim Basha. Çështja do të zgjidhet dhe të gjithë personat do të mbajnë përgjegjësi. Përgjegjësia kryesore rëndon mbi Berishën. Policia e Shtetit në atë kohë nuk ka pasur asnjë plan masash. Nëse Basha nuk ka përgjegjësi për veprimet, do të ketë përgjegjësi për mos kryerjen e veprimeve, të masave kur ka qenë ministër i Brendshëm. Basha duhet të bashkëpunojë.
Ajo që pretendon Berisha se nuk ka asnjë server, është shumë e pavërtetë, sepse serveri është fshirë 3 herë dhe personi përgjegjës duhet që të dalë përpara drejtësisë. Në përfundim të hetimeve dhe drejtuesi i Gardës në atë kohë, ata që quheshin si “grupi i zjarrit”, edhe Berisha do të merren të pandehur”, tha Hoxha./abcnews.al

