Fletët e votimit me numra, politologu: Ndryshimi i rregullave përpara lojës tregon rrezik

schedule08:22 - 6 Prill, 2021

schedule 08:22 - 6 Prill, 2021

Ditën e djeshme, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me fletën e votimit, në bazë të numrave dhe jo të emrave të kandidatëve për deputetë.

Për këtë është diskutuar mëngjesin e sotëm në “ABC e Mëngjesit”, ku politologu Andri Nurellari është shprehur se ndryshimi i rregullave të lojës përpara lojës tregon rrezik.

“Ndryshimi i rregullave të lojës përpara lojës dhe pa u mbështetur nga pala tjetër tregon një ndjesi rreziku.

Megjithatë nuk duhet dramatizuar shumë dhe nuk duhen dekurajuar qytetarët, pasi mund edhe ta ndëshkojnë zgjedhjet. Shqetësimi kryesor këtu ësht% se nuk u është lë kohë të edukohet qytetari.

Rilindasit kanë edhe ligjin edhe Maliqin. Unë e kam pak të vështirë të them fjalën rilindas, nëse Ismail Qemali shiti pasurinë për Shqipërinë, këta po shesin Shqipërinë për pasurinë. Janë pseudorilindas”.

Më tej, ai ka bërë edhe një krahasim me fletën e votimit në Kosovë, duke thënë se atje qytetarët kanë mundësi të zgjedhin pesë emra, ndërsa këtu te ne vetëm një.

Kosova e ka fletë e votimit më të vështirë se kjo se janë veçmas numrin e kandidatëve dhe veçmas numrin e partisë. Ndërsa këtu ka një gjë që nëse voton partinë shkon vota. Është cik më ndryshe.

Unë kurrësesi nuk do doja të krijonim një panik për të demoralizuar qytetarët. Kjo nuk ka asnjë pikëpyetje tashmë Shqipëria në të gjitha si niveli i demokracisë apo taksat ka një përkeqësim. Kështu që le të themi votimi i jep një avantazh qeverisë. Po nuk kemi pse të habitemi, se kemi parë që ka bashkëpunuar me kriminelë për të siguruar vota.

Në Kosovë kemi 5 emra, ndërsa këtu në Shqipëri ke vetëm një zgjedhje. Unë në vetvete nuk jam një fans i listave të hapura duke parë Kosovën, por nuk më pëlqeu mashtrimi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!