PRISHTINË- Interpol ka lëshuar fletë-arrest për Milan Radojiçiç dhe 11 persona të tjerë, të cilët janë të akuzuar për sulmin e armatosur të 24 shtatorit. Gazetari Visar Duriqi tha se Kosova e ka bërë këtë kërkesë në Interpol përmes UNMIK pasi nuk është anëtarët e kësaj organizate. Ai tha se ka prova të mjaftueshme se këta persona që qëndrojnë pas sulmit, si pasojë e të cilit u vra një efektiv policie në Kosovë.
“Po është bërë përmes UNMIK, pasi Kosova duke mos qenë pjesë e OKB-së nuk e bën dot. Është dëshmuar se kanë qenë pjesëmarrje në sulmin e 24 shtatorit. Ka prova të mjaftueshme për sulmin në Banjskë. Kuptohet që disa prej tyre janë të lidhur ne biznesmenë serbë në Kosovë dhe me politikanë në Serbi”, u shpreh ai.
Ai tha se kjo është një arritje e madhe, duke marrë parasysh se Kosova nuk është pjesë e organizatave të tilla.
“Ka ndodhur vetëm në raste e personave, që kanë qenë në krime ndërkombëtare, por jo të kësaj natyre krimesh, që Kosova pretendon se është krim shtetëror I Serbisë. Është dhe një arritje e madhe, pasi edhe pse Kosova nuk është pjesë e Interpolit. I është pranuar kërkesa. Në këtë që kemi parë, ne na ka shqetësuara fakti që është bërë publik shumë shpejt”, shtoi Besar Duriqit.
Po ashtu, gjatë intervistës në Ballkan Update, Duriqi tregoi edhe pistat hetimore për krimin në Kosovë, në të cilin u ekzekutua 30-vjeçarja, Liridona Ademaj, ndërsa bashkëshorti i saj ka përfunduar në pranga si autor i dyshuar.
“Deri tani çfarë kemi parë është pikëpyetje e madhe pjesa e parave. Policia po heton se ku i ka siguruar 15 mijë euro se ku i ka siguruar, dhe pjesa e dytë është motivi, që ka mbetur pa u sqaruar”, tha ai.