“Flet për gjendjen në Kosovë, por lobon për fajtorët”, Mozzik habit me veprimin e radhës

schedule13:05 - 30 Janar, 2021

schedule 13:05 - 30 Janar, 2021

Pas publikimit së “Dikush i ka fajet”, një këngë që fliste për gjendjen në Kosovë dhe problemet me të cilat përballen të rinjtë, Mozzik u vu në qendër të kritikave. Krahas mbështetjes, reperi u “kryqëzua” nga fansat e tij se nuk mund të flasë për politikën në një kohë kur ka treguar se është një mbështetës i PDK-së.

Në videon e publikuar në Youtube, shumë ndjekës janë shprehur se nga njëra anë flet për situatën në Kosovë, ndërsa nga ana tjetër “lobon për ata që janë fajtor të kësaj gjendjeje”. “Pa kuptim ky teksti yt Gramos. Knej po qan gjendjen në Kosovë a anej lobon për ata që janë fajtor të kësaj gjendjeje.”, “Fajet qaj që po përkrah ti”, “shkruajnë ndjekësit.

Mirëpo, duket se Mozzik nuk është ndikuar aspak nga kritikat, pasi pak orë më parë ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një fotografi me djalin e Kadri Veselit, ndaj të cilit ka treguar publikisht mbështetjen e tij. “Dielli do të lind përsëri Ju përshëndesim me Klestorin gjithëve!”, ka shkruar ai krahas foton me Klestorin, djalit e Veselit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!