Flet parukieri i VIP-ave: Ngjyra dhe modeli i flokëve që dominon këtë vjeshtë

schedule11:08 - 29 Shtator, 2020

schedule 11:08 - 29 Shtator, 2020

Vjeshta është stina që përveç tendencave të reja që sjell në modë, ndikon gjithashtu dhe në stilin e flokëve. Pavarësisht se tendencat e ngjyrës së flokëve këtë vjeshtë janë nga më të larmishmet, specialistët rekomandojnë disa që i përshtaten më shumë stinës.

Për të folur për trendet e reja të flokëve për këtë sezon që sapo ka nisur ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të marteje në “Abc-ja e mëngjesit” parukeri i VIP-ave, Sazer. Parukieri turk thotë se prerja e flokëve deri tek supi është tendencë e këtij sezoni, ndërsa përsa i përket tonalitetit të ngjyrës ajo që preferohet janë nuancat e bjondes.

Moda për prerjen është gjithmonë deri tek supi ose pak më lart. Kjo është tendenca e fundit , sepse është një prerje më favorite dhe përdorimi shumë më i thjeshtë“, tha ai.  Sipas tij, gjatë stinës së dimrit është e rëndësishme kalimi tek tonalitetet e errëta, pasi i ftohti e dëmton më shumë flokun bjond.

I pyetur nga moderatori Alban Musa për personazhet që kanë eksperimentuar dhe guxuar shumë me look-un, ai përmendi Dafina Zeqirin. “Dafina Zeqiri më pëlqen shumë me flokët e shkurtra se guxon dhe i shkon çdo gjë.”, theksoi Sazer. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!