Flet nipi i ish-presidentit Jugosllav Tito

schedule14:05 - 29 Nëntor, 2017

schedule 14:05 - 29 Nëntor, 2017

Në një intervistë për mediat serbe, nipi i ish udheheqesit komunist të Jugosllavise Josip Broz Tito tha se populli i tij nuk u pyet nga askush nëse dëshironte shpërbërjen e Jugosllavisë. Ai glorifikoi kohen kur ish- Federata Jugosllave drejtohej nga gjyshi i tij.

Joska Broz nipi i ish presidenti të Jugosllavisë Josip Broz Tito u shpreh se ata që nuk e respektojnë historinë nuk do të respektohen nga historia. në një intervistë për mediat serbe në ditën e përvjetorit të themelimit të ish shtetit jugosllav, Brozka Tito shtoi se asnjeri nuk e kishte pyetur popullin nëse e pranonin shpërbërjen e Jugosllavisë, por ishte një vendim që mor nga figura të ndryshme të pushtetit në atë kohë

Sipas tij gjithnjë e më shumë njerëz po bëhen nostalgjikë pëkr Ish Jugosllavinë dhe pse mediat në vend nuk i japin shumë rëndësi.

Ai këmbënguli se në kohën që gjyshi i tij ishte president, njerëzit kishin cdo gjë, pushime, siguri, shërbim shëndetësor falas dhe vendi ishte pjesë e një prej organizatave më të mëdha në vend që përmblidhte dy të tretat e popullsive, dhe serbët ishin themeluesit.

Brozka Tito shtoi se Jugosllavia kishte një reputacion të madh sidomos në Afrikë, dhe nëse do të kishte mbijetuar Republika federale socialiste e jugosllavisë këtë 29 nëntor do të festonte 74 vjetorin e saj.

Në 29 nëntor të 1943-shit u mbajt dhe sesioni i dytë i Këshillit anti fashist për clirimin e Jugosllavisë, ku anëtarë të rezistencës pa;rtizane rrëzuan monarkinë dhe shpallën republikën federale. Duke krijuar aasamblenë që do të venmdoste në fuqi kushtetutën e Republikës popullore federale e cila mbajti mbledhjen e saj në të njëjtën ditë, në vitin 1945./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!