“Boris Johnson ishte thjesht ‘një pacient tjetër për të cilin ne po përpiqeshim të bënim më të mirën”.
Keshtu ka deklaruar një nga infermieret, pjese e eikipit që u mor me trajtimin e kryeministrit britanik, ndërkohë që ai ishte i shtruar në spital i prekur nga koronavirusi.
Jenny McGee u vlerësua nga kryeministri që i qendroi mbi kokë, te shtrati, në kohën e tij kritike në trajtim intensiv, ku u trajtua edhe me oksigjen.
Infermierja nga Zelanda e Re tregon për BBC se ajo nuk e kishte menduar kurre që Kryeministri do ta përmendte atë, dhe se kur e degjoi u “shokua”.
Ajo këmbënguli se Johnson nuk mori asnjë trajtim të veçantë dhe mori gjithçka që marrin të gjithë pacientet që janë në kujdes intensiv.
Duke folur për Televizionin e Zelandës së Re (TVNZ), McGee tha: “Ne e konsiderojmë shumë seriozisht cilindo qe vjen në kujdesin intensiv, gjithe pacientët që vijnë tek ne, është një gjë shumë e frikshme për ta, kështu që ne nuk e marrim lehtë”.
McGee, e cila ka punuar në kujdesin intensiv për 10 vjet, tha se është e paimagjinueshme të shohësh pacientët që janë të ndarë nga familjet e tyre, apo për ata që kanë fund tragjik, duke e përshkruar atë si pjesën më të vështirë dhe të trishtuar të punës.
Ajo tha se infermierët janë të lumtur që u ofrojnë pak mbështetje pacientëve duke u “mbajtur dorën” në momentet më të vështira./abcnews.al