Flet i penduari/ Erion Alibej tregon për dy vrasjet e bujshme

schedule15:31 - 28 Gusht, 2023

schedule 15:31 - 28 Gusht, 2023

Një tjetër bashkëpunëtor ka ndihmuar prokurorinë e posaçme të zbardhë disa ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin gjatë viteve të fundit. Erion Alibej i arrestuar si porositës për të paktën 2 vrasje në qytetin e Elbasanit ka fituar zyrtarisht statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në dosjen ku i përfshirë rezulton edhe Nuredin Dumani personi që ka marrë edhe porosi nga Alibej për të kryer ekzekutime.

Mësohet se, Alibej ka treguar  detaje për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në vënd duke ndihmuar hetuesit për identifikimin e porositësve dhe ekzekutorëve. Nga ana tjetër prokuroria e posaçme ka tërhequr disa dosje në prokuroritë e rretheve, ndërsa hetuesit kanë nisur marrjen e dëshmive të personave që përmenden në të paktën dy ngjarje kriminale.

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen “plumbi i artë” ku pas dëshmisë së Nuredin Dumanit u zbardhën 18 ngjarje kriminale dhe u morën të pandehur 20 persona. Pjesë e dosjes janë disa bashkëpuntorë të drejtësisë, mes të cilëve Nuredin Dumani, Skerdi Tase si dhe Erion Alibej.

Më herët kanë bashkëpuanr me spak edhe Henrik Hoxhaj e Klevis Alla, por disa dëshmi të tyre kanë rezultuar të pa saktë dhe për këtë kanë humbur statusin e bashkëpunëtorit. Erion Alibej përfundoi në pranga në shtator të vitit 2020. Ai akuzohet si organizator dhe porostiës për eleminimin e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Nga hetimet ka rezultuar se vrasjet janë kryer me urdhër të Alibejat në shenjë hakmarrje për ekzekutimin e vëllait të tij Endrit Alibeaj në dhjetor të 2018-tës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!