Flet heroi i Liverpool: Champions-i më kishte munguar!

schedule23:21 - 23 Tetor, 2019

schedule 23:21 - 23 Tetor, 2019

Heroi i Liverpoolit në sfidën kundër Genk në transfertë, ishte padiskutim mesfushori Oxlade Chamberlain. Anglezi shënoi dy golat e parë në atë fitore 1-4 të besuarve të Jurgen Klopp, duke bërë një ndeshje të shkëlqyer. Për paraqitjen e tij dhe atë të skuadrës, Chamberlain tha:

“Nuk jam i sigurt nëse i kam munguar Champions Leagues, por Champions më ka munguar shumë. Ishte një ndjenjë fantastike të rikthehesha dhe të luaja në këtë kompeticion, i cili është shumë special. Shokët e skuadrës bënë një sezon të shkëlqyer, duke e fituar këtë kompeticion. Ishte e dhimbshme për mua ta ndiqja rrugëtimin e tyre me paterica.

Titullar? Klopp më besoi dhe dua ta falënderoj për këtë gjë. Nuk është një fushë e lehtë ajo e Genk, por arritëm të shënonim shumë shpejt dhe më pas gjithçka ishte më e lehtë. Do të përmirësohemi edhe më shumë dhe duam t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni” përfundoi Chamberlain./abcnews.al