Flet e ëma e nuses nga Librazhdi: Goca iku në Tiranë, jemi me kokën ulur, duhet të ikim nga këtu

schedule14:22 - 31 Maj, 2022

schedule 14:22 - 31 Maj, 2022

FOTO/ Majtas: Vjehrra, e intervistuar nga “Piranjat”

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Librazhd disa ditë më parë, ku në një video të shpërndarë në media dukej një vajzë që dhunohej, pasi ishte kapur nga familjarët e burrit me një tjetër mashkull në shtëpi, është komentuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur për “Top Channel” nëna e vajzës. Ajo u shpreh se të gjithë familjarët janë në gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe nuk e ngrenë dot kokën lart.

Zonja tha se nuk e kanë dhunuar vajzën pas publikimt të videos dhe se ajo ndodhet në Tiranë nën kujdesin e Shoqatës së të dhunuarve.

Nëna e vajzës tha se personat që kanë nxjerrë videon duhet të përballen me ligjin dhe kërkoi ndihmë për tu shpërngulur nga vendi ku jetojnë pasi situata në të cilën ndodhen është shumë e rëndë.

“Jemi jashtë mase keq, jemi në depression të gjithë. Nuk e ngremë dot kokën lart. Videoja duhet të hiqet. Ne nuk e dhunuam vajzën. Ngelëm pa ndjenja. Nuk e dimë se çfarë është bërë. Vajza ka ikur në Tiranë, e ka marrë shoqata e Elbasanit nuk e dimë ku është. Ata persona që kanë nxjerrë videon duhet të ndiqen. Ne kërkojmë të ikim nga këtu të shpërngulemi, nuk jetohet më këtu.”/ TCH

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!