Petraq Papa është dizajneri i kartmonedhës dhjetë mijë lekëshe. Ai ka folur në emisionin “Pas Mesnate”, për debatin që u krijuar lidhur me këtë kartmonedhë.
Papa zbuloi se kishte shumë diskutime që të përzgjidhej portreti mes Nënë Terezës dhe Asdrenit. Në përfundim u zgjodh Asdreni, si krijues i himnit kombëtar.
“Ajo është një kapërcim shumë i madh me figurën e Asdrenit. Nuk di ta them pse u përzgjodh kjo figurë. Ka pasur shumë diskutime. Kanë qene dy komisione, i pari për zgjedhjen e tematikës, personazhit, në këtë rast portreti që do të përfaqësojë këtë kartmonedhë dhe e dyta komisioni i dytë që do të përzgjedh bocetet. Edhe në bankë kanë qene një diskutim shumë i madh. Ka pasur një diskutim shumë i madh dhe për Nënë Terezën dikur për të qene në 10 mijë lëkësh. Ka pasur diskutime nga më të çuditshmet. Me që ishte dhe ai që ka shkruar dhe himnin e flamurit, janë lidhur shumë elemente bashkë.
Vështirësia e krijimit të një kartëmonedhe mendoj që të jepet një dimension dhe të jepet çfarë të duash te kjo pjesë. Pra, ti bëj çfarë të duash te kjo pjesë”, tregoi ai./abcnews.al