Kleviol Ahmeti, apo i njohur si Cllevio, ka qenë kryefjalë e mediave gjatë ditëve të fundit pas sherrit të bujshëm me Noizy-n. Ndërsa Cllevio ndodhet në burg aktualisht, avokati i tij dha reagimin e tij. Ai u shpreh se Cllevio shkoi e Noizy për t’i kërkuar falje në lidhje me një sharje dhe ata e kanë goditur.
“Duke u kthyer, sipas atyre bisedave, sepse ne nuk kemi një fakt të mirëfilltë, ai ka kaluar aty dhe për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje që i ka bërë… Në atë moment, ata nuk kanë pretenduar fare, mezi kanë pritur dhe e kanë goditur”, u shpreh avokati.
Ndër tjera, avokati tregoi se Cllevio është i rënduar nga keqtrajtimi në burg.
Rikujtojmë se reperi në javën e kaluar është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi e ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”./abcnews.al