Flet 8 orë pa ndërprerje në Kongresin Amerikan, Nancy Pelosi për fëmijët e emigrantëve

schedule12:52 - 8 Shkurt, 2018

schedule 12:52 - 8 Shkurt, 2018

Demokratja 77 vjeçare Nancy Pelosi ka thyer çdo rekord në Kongresin Amerikan, duke folur për tetë orë pa ndërprerje për programin që mbron fëmijët e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fjala e saj u ndoq dejtpërsëdrejti në Tuiter nga më shumë se 280 mijë përdorues.

Një fjalim pa ndërprerje dhe i gjatë tetë orë, në mbrojtje të emigrantëve të rin që janë sjellë në Shtetet e Bashkuara të Ameriëks nga prindër klandestinë. Në këtë mënyrë, liderja e minorancës në dhomën e deputetëve në kongresin amerikan, 77 vjeçarja italo amerikane Nancy Pelosi, me maratonën e saj ka thyer të gjitha rekordet për kohëzgjatjen e një fjalimi. Një sfidë oratorie, e cila u ndoq në mënyrë të drejpërdrejtë në Tuiter nga më shumë se 280 mijë përdorues internet.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga ish kryetari i dhomës së deputetëve, republikani John Boehner, i cili në vitin 2009 foli për një orë për shkëmbimin e kuotave të gazrave ndotës.

Me sipërmarrjen e saj Pelosi e ka bërë dhe më  të pasigurtëligjin për buxhetin i cili duhet të miratohet Brenda së enjtes për  të evituar mbylljen e administrates amerikane. Marrëveshja e arritur në senat nuk parashikon një zgjidhje afatgjatë për fëmijët e emigrantëve. Për këtë arsye duhet të rikthehet në dhomën e deputetëve ku do të kërkohet dhe mbështetja e opozitës demokrate./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!