DOKUMENTI/ Fleckenstein merr postin e rendësishëm në Kuvendin e Shqipërisë

schedule12:23 - 22 Maj, 2020

schedule 12:23 - 22 Maj, 2020

Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE Knut Fleckenstein pritet të marrë një post të rendësishëm në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas dokumentit të siguruar nga abcnews.al, ai është emëruar këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Vendimi parashikon që Knut Fleckenstein të emërohet këshilltar për Integrimin në kabinetin e kryetarit të Kuvendit.

Fleckenstein vjen nga radhët e social-demokratëve gjermanë. Ai u zgjodh deputet i Parlamentit Europian në vitin 2009 dhe ishte në detyrë deri vitin e kaluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!