Fleckenstein kundër taksës së Kosovës për mallrat serbe

schedule22:47 - 28 Nëntor, 2018

schedule 22:47 - 28 Nëntor, 2018

Eurodeputeti Knut Flekenshtein shprehet kundër taksës 100% të Kosovës për mallrat serbe. Gjatë një interviste për Deutshe Ëelle, Flenckenstein kërkon dialog mes dy vendeve.

Eurodeputeti Knut Flekenshtein është shprehur se Kosova duhet të heqë taksën prej 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, por nga ana tjjetër dhe Beogradi nuk duhet ta pengojë më Prishtinën në përpjekjet e saj. Në një intervistë për Deutsche Velle, Flekenshtein theksoi se bashkëpunimi rajonal në ekonomi është vendimtar dhe se Brukseli i trembej një ashpërsimi të mëtejshëm të fronteve me doganat e reja.

I pyetur për marrëdhëniet aktualisht të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë, eurodeputeti u shpreh se bashkësia ndërkombëtare kërkon një Kosovë të stabilizuar, me aftësi duruese, kjo do të kishte efekt pozitiv edhe në procesin e njohjeve të Kosovës si shtet. Por njëkohësisht nga Serbia pritet që të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht, edhe nëse nuk i mbështet ato.

“Ngecja dhe zvarritja e proceseve afruese të Kosovës me BE ka shkaktuar një gjendje të mungesës së shpresës në vend, zvarritja e liberalizimit të vizave e shton këtë, megjithëse Kosova i ka plotësuar kushtet, pse nuk bëhet atëherë liberalizimi këtë vit, që me shumë gjasa nuk do të bëhet.” tha Flekenshtein ndër të tjera./abcnews.al