Vladimir Putin shpresonte të merrte në kontroll të gjithë Ukrainën në vetëm dhjetë ditë. Nëntë muaj më vonë, ai po përballet me probleme të mëdha për të mbajtur në kontroll territoret që ai ka pushtuar.
Koha është në anën e Ukrainës pas dy kundërsulmeve, rreth Kharkivit në veri-lindje dhe Khersonit në jug, me një fitore dhe një humbje. Por këto fitore tani rrisin perspektivën e asaj që do të ishte shumë më poshtëruese se shkatërrimi i Rusisë në Donbas dhe Krime, territor i pushtuar nga Vladimir Putin në 2014.
Në një intervistë të botuar më 24 nëntor, Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, përsëriti qëllimin e tij për të “rimarrë të gjitha territoret”. Kjo qasje bie në sy me opinionin publik ukrainas, por jo domosdoshmërisht me mbështetësit perëndimorë, raporton abcnews.al.
Ata kanë frikë se një operacion për të rimarrë Krimenë, ose Donbasin mund ta çojë në një përshkallëzim, ndoshta edhe të jetë shkak për nisjen e një lufte bërthamore. Një gjeneral këmbëngul se një operacion për të rimarrë Krimenë po përgatitej për vitin 2023.
Kur mund të fillonte saktësisht një operacion është një pyetje tjetër: ka shumë beteja përpara betejës për Krimenë.Por historia n aka treguar, se një forcë pushtuese e ka shumë të vështirë të mbajë Krimenë.
Burime në forcat e armatosura thonë se “asgjë” nuk është jashtë tryezës, përfshirë operacionet kundër territorit të pushtuar nga Rusia para 24 shkurtit. Rrugët që të çojnë në Krime janë tani brenda rrezes së fuqisë së zjarrit ukrainas, duke përfshirë sistemet e raketave himars që kanë penguar në mënyrë dramatike logjistikën ruse, raporton abcnews.al.
Autoritetet e vendosura nga Rusia në Krime po përgatiten për një sulm tokësor, duke urdhëruar ndërtimin e fortifikimeve dhe llogoreve të reja dhe duke shpallur emergjencën në disa pjesë të gadishullit.
Banorët në Dzhankoy kanë raportuar se po ndërtohen disa llogore pranë një baze ajrore që ishte shënjestruar në gusht (dhe, siç duket, përsëri disa ditë më parë) në ato që duket se kanë qenë sulme nga forcat speciale ukrainase.
Por Ukraina duket se ka të ngjarë të përqendrojë fuqinë e saj diku tjetër fillimisht. Marrja në kontroll e territorit të pushtuar që lidh Rusinë kontinentale me Krimenë, mbetet prioritet.
Planifikuesit ushtarakë rusë e kuptojnë gjithashtu këtë, dhe kanë hartuar dhe udhëhequr linjat mbrojtëse në përputhje me rrethanat. Një burim në inteligjencën ushtarake thotë se avantazhet strukturore të Ukrainës, kryesisht aftësia e saj për të organizuar sulme dhe për të thyer linjat e furnizimit, do të jenë ato që do të mbizotërojnë.
“Ne kemi treguar në çdo fazë se taktikat dhe fokusi ynë në logjistikë janë të sakta. Do ta tregojmë sërish”, sipas burimit.
Betejat e shumta për Krimenë gjatë shekujve u kanë ofruar planifikuesve ukrainas shumë njohuri. Aneksimi rus kryesisht pa derdhur gjak në vitin 2014, gjatë të cilit humbën jetën vetëm dy ushtarë ukrainas, nuk është një shembull tipik.
Operacionet ushtarake në Krime zakonisht përfundojnë me mijëra të vdekur: vetëm në shekullin e kaluar qindra mijëra humbën jetën, kryesisht në luftën civile ruse dhe në luftën e dytë botërore, për të mos folur për viktimat e mëdha gjatë luftës së Krimesë në 1850.
Ekspertët ushtarakë thanë se topografia duhet t’i japë Ukrainës një pauzë për të menduar. Admirali Mykola Zhibarev, i cili në vitin 1992 provokoi shpërbërjen e flotës ruse të Detit të Zi duke deklaruar se fregata e tij ishte ukrainase, tani ka deklaruar se diplomacia është rruga më e mirë për të marrë në kontroll territorin e kontestuar.
Andrii Ryzhenko, një kapiten i marinës në pension, i lindur në Krime, ka deklaruar se një operacion i suksesshëm do të kërkonte shumë gjëra në mënyrë që të shkojë në mënyrën e duhur.
“Ekziston një perspektivë reale që gjërat të përfundojnë në gjakderdhje. Ky është një operacion që Ukraina nuk ka nevojë.Gjeneral Zabrodsky këmbëngul se planifikuesit ushtarakë të Ukrainës kanë hartuar taktika që mund të funksionojnë. Ukraina nuk ka ndërmend të kryejë një sulm frontal të pakuptimtë ndaj Krimesë, thotë ai.
Ekzistojnë mundësi të tjera “interesante” për manovra të kombinuara të armëve, duke përdorur trupa nga toka, dhe sulme ajrore.
Sulmet e dronëve ukrainas në flotën e Detit të Zi në fund të tetorit, duke dëmtuar anijen Admiral Makarov dhe shkatërrimi i një pjese të urës së Kerçit ishin shembuj se Ukraina në fakt mendon ndryshe, raporton abcnews.al.
Mbështetësit perëndimorë të Ukrainës nuk kanë folur publikisht për ambiciet ushtarake të Ukrainës.
Ushtari më i lartë i Amerikës, gjenerali Mark Milley, tha më 16 nëntor se një fitore e Ukrainës në Krime nuk ka gjasa të “ndodhte së shpejti”. Planifikuesit ushtarakë të Ukrainës e kuptojnë se Amerika dhe armët që ajo po dërgon janë çelësi nëse kjo do të ndodhë ndonjëherë.
Udhëheqësit politikë në Kiev e kanë pranuar privatisht se rimarrja në kontroll e Donbasit dhe Krimesë është më e ndërlikuar sesa sloganet publike. Ata kanë pranuar se një pjesë e madhe e popullsisë atje është ende armiqësore ndaj Kievit. Operacionet në Kharkiv dhe Kherson, për shembull, u ndihmuan nga një rrjet informatorësh dashamirës, raporton abcnews.al.
E kundërta do të jetë rasti në zonat e Donbasit që janë ende në kontrollin e Rusisë që nga viti 2014, dhe nga ku shumica e dashamirësve të Kievit janë larguar me dëshirë ose forcë.
Një operacion për të rimarrë Krimenë ndoshta do të haste rezistencën partizane nga pro-rusët. Nuk është ende e qartë nëse Ukraina mund të llogarisë edhe një pjesë të popullsisë, siç është komuniteti tatar i Krimesë, shumë prej të cilëve deri tani e kanë pranuar sundimin rus si një fakt të kryer.
Por Mykola Bielieskov, një analist në Institutin Kombëtar për Studime Strategjike të Ukrainës, ka deklaruar se Zelensky do të bëjë të pamundurën për të marrë në kontroll Krimenë, raporton abcnews.al.
Edhe përpara kundërsulmemeve të suksessheme në Kharkiv dhe Kherson, sondazhet treguan se më shumë se 84% e ukrainasve ishin kundër lëshimit territorial ndaj Rusisë në negociatat eventuale.
Një përpjekje për të marrë sërish kontrollin e Krimesë nën sundimin ukrainas do të ishte një përpjekje e kushtueshme ushtarake dhe do të shkaktonte përçarje me aleatët që vështirë mund ti përballojë.
/abcnews.al