Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Flamurtari përjashton kapitenin/ Presidenti Sinan Idrizi largon nga skuadra Lorenc Trashin

schedule22:26 - 21 Mars, 2026

schedule 22:26 - 21 Mars, 2026

Padyshim që mund të quhet e paprecedentë. Një ngjarje e pazakonshme ndodhi tek Flamurtari, sepse presidenti Sinan Idrizi vendosi përjashtimin e kapitenit të ekipit, Lorenc Trashi.
Vendimi I skajshëm I numrit 1 të klubit u bë sepse ai e akuzoi futbollistin veteran se shkaktoi 11-metërsh me dashje në ndeshjen e kësaj të shtune në Ballsh për Superligën.

Pikërisht në fund, Trashi mbajti dukshëm me duar një lojtar të Bylisit derisa ai u rrëzua, madje ranë në tokë të dy.

Ishte minuta e 8-të dhe e fundit shtesë, dhe Muriç nuk gaboi duke I dhënë fitoren 2-1 vendasve.



Pas vendimit të Idrizit reagoi në rrjetet sociale edhe tifogrupi i Flamurtarit, “Flota Kuqezi”, I cili e mbështeti plotësisht përjashtimin e futbollistit, duke e quajtur lojtarin “Kumarxhi” e duke theksuar se ka pasur raste të përsëritura dyshimi për të.

Skuadra mallakastriote ia doli në një duel direkt për mbijetesë, duke marrë tri pikë tepër të rëndësishme, pikërisht kur duhen edhe 7 javë deri në përfundim të Superligës.
I habitshëm fakti se të tre golat u shënuan në 7 minutat e fundit të kohës së rregullt dhe në shtesë.

Fillimisht, Përndreca kaloi Bylisin në epërsi në 83’, pastaj Flamurtari barazoi në minutën e katërt shtesë me anë të Bincukës, për të ardhur te rrjeta përfundimtare me penallti.

Ekipi I trajnerit Mirel Josa ka tani 30 pikë pas 29 ndeshjeve, në vendin e 7-të nga fundi, ndërsa Flamurtari është I fundit me 24 pikë po në 29 javë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!