Flamurtari në prag të shpërbërjes

schedule16:59 - 5 Shkurt, 2019

schedule 16:59 - 5 Shkurt, 2019

Flamurtari është në prag të shpërbërjes. Mesfushori Useini është lojtari i katërt i larguar që nga fillimi i vitit, ndërsa pritet të ikin edhe pesë futbollistë të tjerë.

Ish-kapitenin e patën kundërshtar menjëherë në Janar. Futbollistët e Flamurtarit duket se gjithnjë e më të shumtë, mund të ndjekin rrugën e Tomislav Bushiçit, për t’u larguar nga skuadra. Lajmet nga Vlora janë që i ikuri i radhës është Muhamed Useini, shqiptari i Maqedonisë.

Një nga lojtarët më seriozë, vazhdimisht titullar, mesfushori pritet të bashkohet me Renovën në Superligën maqedonase, ose tek Rabotniçki, për ta vazhduar karrierën atje. Burime pranë klubit bëjnë me dijë se Useini ka rënë dakord me presidentin Idrizi për të pritur deri në fund të sezonit, kohë kur i është premtuar se do të marrë paratë.

Ashtu si Bushiç, mesfushori nuk do të shkojë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në Federatë, për ta ndjekur çështjen në rrugë ligjore. Gjithsesi, Flamurtari pritet të ketë firo të tjera. Nga skuadra e trajnerit Ilir Daja mund të largohen edhe futbollistë të rëndësishëm si portieri Koliçi, mbrojtësi Alla, apo mesfushorët Torasa, Kale e Batha.

Nëse kjo ndodh, Flamurtari do të kishte 9 braktisje gjithsej në krahasim me skuadrën që mbylli gjysmën e parë të sezonit në dhjetor. Nga Brazili nuk u kthye as sulmuesi Danilo Alvesh, ndërsa bashkë me ish-kapitenin Bushiç, u largua edhe mbrojtësi Siljanovski. Kjo besohet se do t’i rrezikojë shumë pozitat e vlonjatëve në Superligë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!