Flamurtari e ka marrë seriozisht merkaton dhe ditën e sotme ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Denis Pjeshka, i cili u shpall vjet kampion me Teutën.
Shkodran, i cili luan në qendër dhe në të majtë e ka pranuar ofertën e administratorit Sinan Idrizi për t’u rikthyer te Flamurtari.
Vlonjatët kanë rënë në Kategorinë e Dytë dhe duan të rikthehen në elitë brenda dy viteve, ndaj kanë konfirmuar emra si Moçka e Ribaj, si dhe kanë afruar Licajn, Bicajn, Gocajn e Ramadanin. / abcnews.al