Flamurtari kthehet “i madh”/ Vlonjatët kthehen në elitë pas plot pesë sezoneve

schedule12:31 - 21 Prill, 2025

schedule 12:31 - 21 Prill, 2025

U desh të kalonin pesë vite për t’ia dalë.

Futbollistët e Flamurtarit mund të jenë të lumtur që më në fund u ngjitën në Superligë, aty ku mendohet se e kanë vendin.

Skuadra vlonjate fitoi 1-0 në fushën e kampiones Vora, në javën e fundit të Kategorisë së Parë, ndoshta duke përfituar edhe ngaqë vendasit e kishin siguruar që më parë titullin dhe elitën.

Vendosi një gol I shënuar nga Ememe në 33’, ndërsa Vora nuk I shqetësoi shumë miqtë.

Sukses I rëndësishëm për Flamurtarin dhe trajnerin Pollozhani, I cili zëvendësoi disa javë më parë italianin Agostineli.

Kjo bëri që Besa të mbetej në vendin e tretë, edhe pse fitoi 3-1 në fushën e Valbonës.

Kavajasit do të duhet të luajnë në një plej of për t’u ngjitur në Superligë, dhe ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë herë do të garojë me Burrelin, Pogradecin dhe Apoloninë, ndërsa në fund, do të ketë një finale me ekipin e tretë nga fundi të elitës.

Nga Kategoria e Parë në të dytën ranë Valbona dhe Erzeni, ndërsa Kastrioti e Kukësi do të luajnë një plej of për të mos zbritur më poshtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!