Flamurtari kërkon të dalë nga kriza e rezultateve me një fitore sot ndaj Kastriotit. Trajneri Ilir Daja kërkon kohë, ndërsa ka një ftesë për tifozët.
Dy goditjet njëra pas tjetrës ishin vërtet të rënda.
Nga pretendent për titull, Flamurtari u zbrit në nivelin e një skuadre pa shpresë, menjëherë sapo dështoi me rezultat ndaj Skënderbeut e Partizanit, veçse trajneri Daja nuk është nga ata që dorëzohen lehtë.
Ai rreshton disa arsye se përse ekipi i tij deri tani nuk është aty ku duhet.
Në krah të Dajës, njëri nga lojtarët e lavdëruar prej tij, Idriz Batha.
Trajneri e pa të udhës të bënte edhe një ndërhyrje tjetër.
Flamurtari-Kastrioti luhet në orën 18:45 në stadiumin e Vlorës, me dy ekipet në pozita thuajse të kundërta, dhe me vlonjatët që nuk duan të shkëputen edhe më tej nga skuadrat e kreut. /abcnews.al