Flamurtari feston sot 100 vjetorin e krijimit të klubit

schedule14:38 - 23 Mars, 2023

schedule 14:38 - 23 Mars, 2023

Flamurtari feston sot 100 vjetorin e krijimit. Klubi vlonjat i themeluar më 23 mars 1923 plotëson sot 1 shekull nga krijimi i tij ku në 100 vite ka ndarë skenën në futbollin shqiptar mes emrave më të mëdhenj.

Flamurtari është një nga ekipet me më shumë histori në futbollin shqiptar si dhe ka nxjerrë ndër vite shumë futbollistë që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare. Vasil Ruci, Sokol Kushta, Geri Çipi, Ervin Skela, Devi Muka janë vetëm disa nga emrat e rëndësishëm që Vlora i ka dhuruar futbollit shqiptar.

Gjithashtu Flamurtari është shpallur kampion në Superiore në sezonin 1990-1991, ndërsa gjithashtu ka triumfuar 4 herë në Kupë dhe 2 herë në Superkupë. Aktualisht Flamurtari ndodhet në Kategorinë e Parë dhe është një prej skuadrave pretendente për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

100 vjetorin e ka kujtuar edhe vetë klubi i Flamurtarit me anë të një postimi në rrjetet sociale. “100 vite Flamurtar , 23 Mars 1923 – 23 Mars 2023, 100 vite Krenari-Histori-Sukses, Një dashuri , Një pasion , Një Qytet”, shkruhej në postimin e Flamurtarit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!