Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flamuri i UÇK në Universitetin e Prishtinës/ Studentët e historisë kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

schedule16:53 - 13 Shkurt, 2026

schedule 16:53 - 13 Shkurt, 2026

Në 56-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, studentët zgjodhën të protestojnë kundër ecurisë, sipas tyre të padrejtë të gjykimit të katër ish-drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselitm, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Studenti i Departamentit të Historisë, Donart Humolli, tha se historia nuk mund të rishkruhet dhe se trajtimi i krerëve të UÇK-së kërkon një ndjeshmëri të lartë ndaj kontekstit historik të luftës.

“Sot duam ta shprehim qartë një shqetësim që është i pranishëm te shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, se perceptimi që proceset gjyqësore ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po shoqërohet me standarde të pabarabarta, me zvarritje dhe me një mungesë të ndjeshmërisë ndaj kontekstit historik të luftës së fundit në Kosovë. UÇK-ja ishte një përgjigje e një populli ndaj shtypjes dhe dhunës sistematike.”



Studentët e përmbyllën misionin me ngritjen e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pranë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Studentët vazhduan marshimin e tyre para Zyrave të Bashkimit Evropian, ku kanë kërkuar drejtësi në procesin gjyqësor në Hagë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!