Selia blu edhe sot kërkoi sërish arrestimin e Vangjush Dakos, para se ai të prishë provat që e impikojnë sipas saj në lidhjet me bandat kriminale. Sipas deputetit Flamur Noka është i faktuar komunikimi i kryebashkiakut të Durësit me grupin e Avdulajve në Shijak dhe blerjen e votave prej tyre.
Pas dorëheqjes së ministrit Fatmir Xhafaj vëmendjen e Partisë Demokrtike e ka marrë kryetari i Bashkisë Durrës.
“Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës. Për këtë krim ai duhet të jetë në burg”!
Deputeti Flamur Noka thotë se faktete krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta.
“Përgjimet në dosjen 339 janë të plota dhe provojnë lidhjen e tij me bandën e Avdylajve, disa prej të cilëve janë në burg për trafik droge, si pjesë e të njëjtës dosje hetimore”.
Në selinë blu risjellin një përgjim të prokurorisë ku spas Flamur Nokës Vangjush Dako ka patur lidhje me Avdylajt jo vetëm në fushatë elektorale.
“Ky përgjim është bërë në Shkurt të vitit 2017, 4 muaj para zgjedhjeve. Në këtë përgjim është është regjistruar një bisedë tjetër me Altin Avdylajn, Niçen e famshëm të blerjes së votave, që sot është në burg për trafik kokaine”.
Demokratët kërkojnë me ngut arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit pasi ccdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët. /abcnews.al