Flamur Noka bllokon foltoren disa sekonda pas fikjes së mikrofonit

schedule13:12 - 3 Shkurt, 2022

schedule 13:12 - 3 Shkurt, 2022

Deputeti demokrat Flamur Noka ka kërkuar fjalën në Kuvend për të denoncuar në lidhje me shembjet e banesave te “5 Maji” në Tiranë.

“Qeveria jote dhe ti po i vini rruspat pa i konsideruar as si qenie njërëzore.

Nuk mund të ketë parlament në botë të flasë për përralla. Është një project korruptiv që rëndon në shtëpinë e zgjedhjësve të zonjës”, deklaroi Noka.

Fjala e tij u ndërpre nga drejtuesja e seancës për shkak se Noka e kishte kërkuar fjalën për procedurë.

Ai nuk pranoi të ulej duke bllokuar foltoren për disa sekonda por u “dorëzua” pas fikjes së mikrofonit. /abcnews.al