Vlorë – Tre makina janë shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.
Një prej automjeteve, është djegur në lagjen e njohur ish-ushqimorja. Nga pamjet e siguruara nga ABC shihet se automjeti është shkrumbuar plotësisht nga flakët. Pronari i kësaj makine raportohet se është Blerim Deraj.
Ndërkohë raportohet se rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur makina. Të dyja makinat në fjalë ishin në pronësi të T. K, banues në fshatin Vllahinë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. /abcnews.al/