Flakët ‘përpinë’ pallatin 9-katësh në Tiranë, ekspertët në vendngjarje për ekspertizë të detajuar

schedule10:14 - 15 Shtator, 2023

schedule 10:14 - 15 Shtator, 2023

Një pallat 9-katësh u përfshi nga flakët ditën e djeshme në rrugën “Sali Butka” në kryeqytet, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Sipas dyshimeve të para, dyshohet se shkak për zjarrin ishte një pajisje elektrike në katin e 9 të pallatit.

Gazetarja e ABC News, Gerta Vasku raporton se këtë mëngjes, ekpertët dhe shërbimi zjarrfikës janë rikthyer në vendngjarje për të bërë një ekspertizë më të detajuar.

Vasku u shpreh se administratori i pallatit dhe mjeku, pronari i apartamentit nga ku filloi zjarri, kanë deklaruar në polici se nuk kanë dijeni se pse është shkaktuar zjarri. Një pjesë e banorëve kanë qenë në pallat, në momentin që filloi zjarri.

“Këtë mëngjes janë kthyer shërbimet zjarrfikëse dhe ekspertët për të zbuluar shkakun e zjarrit. Praprakisht, dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një pajisje elektrike në katin e 9. Këtë mëngjes në pallat janë kthyer ekspertët. Banorët e pallatit nuk janë lejuar të futen në banesa. Një pjesë e tyre kanë qenë në pallat kur ka ndodhur zjarri. Më pas janë evakuar menjëherë, fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar. Do të jemi ekspertizë të detajuar. Ditën e djeshme u shoqërua në polici administratori i pallatit dhe mjeku, që ishte pronari i apartamentit nga ku filloi zjarri.

Nga deklarimet e tyre kanë thënë se nuk kanë dijeni se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Janë pyetur edhe banorët e pallatit në lidhje me zjarrin. Flakët mbërritën deri në katin e 5 të pallatit, sipas ekspertizës, 3 aparamtente janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa një apartament tjetër në masën 30%. Është herët për të thënë një shifër në lidhje me dëmet. Nga bisedat që kam pasur me banorët, ata ende nuk i kanë parë banesat, por nga ata që i kanë thënë ekspertët, apartamentet e tyre nuk janë dëmtuar. Ata ende nuk lejohen që të shihnin apartamentet e tyre, duke pritur një konfirmim nga ekspertët”, raportoi gazetarja Vasku.

Në pallat jetojnë 69 familje, ndërkaq mësohet se 12 apartamente janë djegur pjesërisht, nga flakët që kanë hyrë brenda nga fasada./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!