Zjarri që ka përfshirë sot ditën e sotme në fshatin Shtyllas në Fier ka dëmtuar tokat e më shumë se 50 fermerëve. Secili prej tyre numëron më shumë se 100 rrënjë ullinj të mbjella në zonat e përfshira nga flakët.
Banorët e zonës shprehet se zjarri ka ardhur nga Levani dhe kanë dyshime se ka qenë i qëllimshëm nga barinjtë që kullosin bagëtitë në këto zona. Ndërsa terreni i vështirë kanë penguar edhe forcat zjarrfikëse për të ndërhyrë në kohë. Kanë qenë vetë banorët që kanë mbajtur nën kontroll flakët, por dëmet që kanë lënë pas ato janë të mëdha.
Një prej tyre tregon se në zonën e përfshirë nga flakët ndodhen edhe varrezat e fshatit.
“Si ra zjarri po t’i digjet ajo kavoletë i bie ta blejë me 7 mijë lekë dëngu. Ose do shesë lopët dhe të lërë kalamajt pa bukë. Zjarri është i qëllimshëm. Korrent nuk ka, gjë nuk ka.
Ose ka vajtur ndonjëri për të pastruar ullinjtë dhe bëri hatanë këtu. Me varreza me të gjitha. Edhe të vdekurit nuk kanë derman këtu. Turpi zotit. Ja ky është shteti jonë”, shprehet banori.
Ndërsa një tjetër banore tregon se nga flakët i janë dëmtuar tre dynym të mbjella me ullinj.
“Tre dynym të mbjella me ullinj. Isha vetë aty. Kam derdhur djersë moj bij. Shpirti na e di. Ne nuk e dimë fare nga erdhi zjarri. Është dëm i madh. Shumë fare”, thotë ajo. m.v/abcnews.al