Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Flakë në Bashki”, procedim për Kalanë/ Bashkia e Tiranës: Asgjësimi dosjeve, lajm i rremë

schedule18:26 - 26 Shkurt, 2025

schedule 18:26 - 26 Shkurt, 2025

Të martën në mëngjes një kamion në pronësi të bashkisë së Tiranës ishte vendosur përpara oborrit dhe po transportonte dosje e dokumenta, drejt Drejtorisë së Përgjithshme të arkivave.

Adriana Kalaja, eksponente e Partisë Demokratike ka pretenduar se këto dokumenta po zhduken, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Aludime të cilat janë quajtur të rreme dhe politike nga kryetarja e deleguara e Bashkisë Anuela Ristani.

“Bashkia e Tiranës akuzohet se djeg dhe zhduk kamionë me dokumenta në mes te ditës në sytë e një zonje që është punësuar nga Partia Demokratike për t’u stacionuar në trotuarin përpara bashkisë dhe në praninë  e TV Syrit të po së njëjtës Parti.  Por për cdo rast, Bashkia e Tiranës siguron opinionin publik me përgjegjësi të plotë se çdo shkresë e jetës institucionale të saj, ruhet me rigorozitetin më të madh në arkivën tonë, i cili në përmbushje të ligjeve përkatëse  është i  vendosur në një objekt jashtë godinës qendrore dhe plotëson kushtet e ruajtjes dhe sigurimit sipas një protokolli të mirëpërcaktuar.”, tha Ristani.

Ndërkohë policia e Tiranës ka nisur një procedim në gjendje të lirë, për Adriana Kalanë, e cila pasditen e të martës, ka penguar kamionin në pronësi të bashkisë së Tiranës të kryej punën, me pretendimin se po asgjësoheshin prova.  Sipas Policisë, pengimi i kësaj makine është bërë në oborrin e Bashkisë së Tiranës, ku po transportoheshin dokumente, nga ky institucion, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Referimi për 61-vjeçaren është bërë nga policia në Prokurorinë e Tiranës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!