Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për personat e përfshirë në operacionin e koduar “Flakë në Det”, që u zhvillua në muajin gusht të vitit 2023, për trafik të lëndëve narkotike nëpërmjet detit.
Mes të akuzuarve është edhe ish-anëtari i forcave speciale, njëkohësisht i cilësuar si ‘Baroni i drogës’ nga autoritetet italianë shumë vite më parë, Gëzim Çela. Për të prokuroria e Posaçme ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa me përfitimin e Gjykimit të Shkurtuar, në rast dënimi ai do duhet të vuaj përfundimisht 10 vite e 8 muaj burg. Ndërkohë për ish shefin e Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 12 vite burg, dënim ky që I ulet në 8 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Arlind Ismailukaj, dikur një oficer policie, si SPAK duhet të dënohet me 15 vite burg, që në rast dënimi do duhet të vuaj 10 vite burg me aplikimin e gjykimit të shkurtuar. Për, Nerim Çelën dhe Arben Dalipaj SPak ka kërkuar nga 14 vite burg, ndërsa për të pandehurit e tjera nga 12 vite heqje lirie.
SPAK dhe Policia kishin informacione për një shkëmbim të një sasise të madhe droge në det të hapur, në zonën e Patokut përmes gomoneve. Droga u soll nga dy ukrainas. Sipas SPAK, është e provuar se Gëzim Çela dhe Arlind Ismailukaj janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që morën përsipër dhe organizuan trafikun e 41 kg heroinë, e cila u sekuestrua më 31 mars 2023, në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë. Gjithashtu konsiderohen si drejtuesit e grupit kriminal që më 14 Gusht 2023, është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.
1- Arlind Ismailukaj – 15 vite burg (me gjykim të shkurtuar- 10 vite)
2-Gëzim Çela – 16 vite burg (10 vite e 8 muaj)
3-Nerim Çela – 14 vite burg (me gjykim të shkurtuar- 9 vite e 4 muaj)
4-Armando Mema – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar- 8 vite)
5- Dritan Mataj – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar- 8 vite)
6- Arben Dalipaj – 14 vite burg (me gjykim të shkurtuar- 9 vite e 4 muaj)
7-Besnik Brokeri – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar- 8 vite)
8- Alket alias Dritan Deda – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar- 8 vite)
9-Selami Lushka – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar- 8 vite)
10-Kyrylo Ponomarenko – 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar- 8 vite e 4 muaj)
11-Ksenofon Bodo – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar- 8 vite)
12- Armando Papa – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar- 8 vite)
13-Kostiantyn Biellon – 12 vite burg (me gjykim të shkurtuar- 8 vite)
/ abcnews.al